Anti-informaliteti|Lirohen plazhet e zaptuara - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacioni ?Plazh i lirë?, ka bërë të mundur lirimin dhe vënien në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas. Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 10 shtetas në Durrës dhe në Lezhë. Policia bën me dije se në Durrës janë proceduar penalisht 7 shtetas, 3 pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Zënia e hapësirave publike?,3 shtetas për veprën penale ?Zënia e hapësirave publike? dhe është ndjekur penalisht Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale ?Shpërdorim detyre?. Ndërkohë në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë. Në kuadër të operacionit Plazhi i Lire janë proceduar penalisht shtesit F.Q., A.K., G.D., Sh.T., P.Gj., D.I, L.D., P. GJ., D.D., dhe u procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.